MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Immobile nuk fal dhe kualifikon Lazion, bie Tottenham

25.11.2021 - 21:44

Lazio merr një fitore me shumë vlera në Moskë ndaj Lokomotivës, në shifrat 0-3 dhe kalon në turin tjetër të Europa League, teksa në ndeshjen e fundit me Galatasaray, mund të marrë edhe kreun e grupit.

Ishte Immobile ai që shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë dy herë, në 56’ dhe 63’, ndërsa Pedro fiku cdo shpresë të rusëve në fund me golin e tretë. Në këtë grup, Galatasaray fitoi 4-2 ndaj Marseille dhe aktualisht mbajnë kreun.

Në Conference League ka ardhur surpriza më e madhe e sezonit, Tottenham është mundur 2-1 në Slloveni nga Mura. Humbja e parë e Contes ka ardhur pikërisht në Evropë. Gjithsesi, Spurs nuk janë eliminuar dhe kanë shanse në ndeshjen e fundit.