MENU
klinika

Lulzim Basha u drejtohet demokratëve

“Kemi dy zgjidhje, ose të jemi parti e pranueshme për Perëndimin, ose të…”

17.11.2021 - 18:58

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit me kryetarët e degëve ka deklaruar se përpara demokratëve janë dy zgjidhje, ose PD të jetë parti e pranueshme për Perëndimin, ose të shpallet parti “non grata”.

Kryedemokrati tha se gjendja e krijuar së fundmi në kampin demokrat, përfshinë drejtpërdrejtë marrëdhënien e PD-së me SHBA-të

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata.

Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”– theksoi Basha.