Martin Henze, i cili është paraqitur gjithmonë nga PD si këshilltari gjerman i Merkel, ka sulmuar kryedemokratin duke dalë në krahë të Berishës.
Teksa publikon disa dokumente, Henze shkruan se Basha po bashkëpunon me rusët dhe serbët duke vepruar si anti-amerikan.
“Një lider opozitar si Basha që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë Rusët, është partner me serbët dhe rusët, që nuk zbatojnë kushtetutën, ligjet, shpif për anëtarët e opozitës, është anti-amerikan, anti-BE, anti-shqiptar”, ka shkruar Henze në Twitter.
An opposition leader,like Basha, who carries out criminal transactions in the USA,in the background the Russians ,is a partner, the Serbs and Russians,who does not abide by the constitution,laws, slander all the members of the opposition, is an anti-American,anti-EU,anti-Albanian pic.twitter.com/F9aI3ksln3
— Martin Henze (@GSKStrategy) November 21, 2021