Kroacia siguron Botërorin mes drithërimash dhe vuajtjesh, duke mposhtur 1-0 Rusinë në ndeshjen e fundit kualifikuese në Split. Një autogol i Kudryashov dënon Rusinë për të zhvilluar play-off për të shkuar në Katar 2022.
Kroacia feston një kualifikim të arritur në “kthesën e fundit” pas një ndeshje betejë të vërtetë nën rrebesh të luajtur sot pasdite. Skuadra e Ballkanit ka triumfuar me autogolin e minutës së 81-të duke siguruar kështu vendin për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Një ndeshje gati e ekuilibruar, me shumë faulla dhe shumë ndërprerje, teksa Rusisë i mjaftonte edhe barazimi për të siguruar vendin e parë në grup. Por 9 minuta para fundit u dorëzua pikërisht me një gol në portën e vet.
SLEET 153, [14 ноя. 2021 в 18:46]
Хорватия – Россия – 1:0
Кудряшов сделал то, что не смогла сделать вся хорватская сборнаяCroatia – Russia – 1: 0
Kudryashov did what the entire Croatian team could not do pic.twitter.com/Spp0rVhPFq— @HotKitten (@HotKitten20) November 14, 2021
Sllovakia, që mposhti me rezultatin 0-6 Maltën (me dy të kuq) renditet e treta me golaverazh më të mirë se Sllovenia, që gjithashtu sot fitoi ndaj Qipros me rezultatin 2-1.