MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

“Poker” i Mbappe, Franca shënon 8 gola, ngec Holanda

13.11.2021 - 23:42

Franca siguron Botërorin me një fitore me shumë gola, duke fituar 8-0 në shtëpi me Kazakistanin. Një rezultat që flet vetë për dominimin e “Gjelave”, që shkojnë në Katar si pretendentë për titullin.

Mbappe shënoi 3 herë në pjesën e parë dhe golin e fundit. Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë realizoi dy herë Benzema. Dy gola e tjerë u shënuan nga Rabiot dhe Griezmann.

E pabesueshme ndeshja në Podgoricë mes Malit të Zi dhe Holandës. Miqtë udhëhiqnin 0-2 deri në 82’ me realizimet e Depay, porn ë harkun kohor të 4 minuta vijnë dy gola të vendasve, duke e mbyllur ndeshjen 2-2.

Fiton pa problem Belgjika, që mposhti 3-1 Estoninë dhe kualifikohet për në Botëror. Ndërsa Uellsi bindi 5-1 ndaj Bjellorusisë dhe siguron play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN