MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Ngeci ndaj Zvicrës, llogaritë e Italisë për në Botëror

13.11.2021 - 13:32

Italia humbi shansin mbrëmë për të siguruar Botërorin një ndeshje nga fundi i kualifikueseve, teksa u ndal 1-1 me Zvicrën në Romë. Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta dhe për në Katar me siguri do të vendosin golat.

Nëse Italia fiton në Belfast kundër Irlandës së Veriut, helvetët duhet të fitojnë ndaj Bullgarisë me dy gola më tepër se “Axurrët” për të tentuar parakalimin.

Në fakt, me pikë dhe golavarazh të njëjtë, do të jetë pikërisht Shaqiri me shokë që do të shkojnë në Katar. Diferencën në atë rast do ta bënte goli i djeshëm i Vidmer, sepse kriteri i tretë është pikërisht golavarazhi në ndeshjet direkte.

Në këtë aspekt skuadra e Murat Jakinit është e avantazhuar nga goli i shënuar në Romë ku sfida përfundoi 1-1, ndërkohë që në Zvicër pati përfunduar pa gola.

Italia mund t’i lejojë vetes edhe humbje, në rast se Zvicra humb gjithashtu, por edhe humbja “axurre” duhet të jetë me përmasa më të vogla se ajo helvete, përndryshe Mançini rrezikon të përsërisë paraardhësin Ventura që la Italinë jashtë Botërorit rus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN