MENU
klinika

Flitet për një divorc

Linda Halimi zbulon çfarë po ndodh me martesën e saj

02.11.2021 - 08:54

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi prej vitesh jeton në SHBA, ku ka krijuar edhe familjen e saj me bashkëshortin, BIG D dhe vajzën e tyre. Mirëpo, kohët e fundit ajo është përfolur për një divorc dhe shkak u bë mungesa e fotove të çiftit në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se ka krizë apo dhe ndarje mes çiftit.

Për më tepër, pak kohë më parë këngëtarja injoroi duke mos iu përgjigjur kësaj pyetje që një prej ndjekësve ia kishte bërë në një bisedë virtuale.

Megjithatë, me postimin e bërë ditën e sotme Linda u ka dhënë fund këtyre thashethemeve. Artistja ka publikuar një foto të Davon duke i shprehur publikisht dashurinë. “Gjithçka e imja, përgjithmonë!’’ është mbishkrimi që ka vendosur Linda në foto duke dhënë këshu përgjigjen e kërkuar prej kohësh nëse janë ndarë apo jo.

Të lumtur dhe të dashuruar!