MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Mbetet edhe 1 ekip, njihuni me çiftet çerekfinale

17.11.2021 - 18:03

Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Mbetet edhe një ekip për t’u mësuar, një mes Dinamos dhe Tiranës. Dhe pikërisht me të kualifikuarin e fundit do të ndeshte Partizani.

Pra, një tjetër derbi në turin e tretë, duke e bërë edhe më spektakolare Kupën. Ndërsa Teuta ka peshkuar Skënderbeun, që eliminoi Bylisin me penallti. Korçarët eliminuan vjet durrsakët në gjysmëfinale

Ndërsa në Grupin B, shorti ka rezervuar duelin mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Me fat shkodranët, fituesit në fuqi të Kupës, pasi vlonjatët nuk janë më ajo skuadra e fortë. Çifti tjetër do të jetë ai mes Egnatias dhe Laçit. Në gjysmëfinale do të hidhet short. Ndeshjet e para zhvillohen më 26 janar, ndërsa të kthimit më datën 9 shkurt.

GRUPI A

Partizani – Tirana/Dinamo (0-2)

Teuta – Skënderbeu

GRUPI B

Flamurtari – Vllaznia

Egnatia – Laçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN