MENU
klinika

Kush është avokati që ra në prangat e policisë (EMRI)

Mbi 100 kg drogë e kapur në doganën e Goricës

07.11.2021 - 11:35

Detaje të reja janë zbuluar për drogën e kapur në Juglindje të vendit. Dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit.

Sasia e drogës ende nuk dihet pasi vijon të peshohet por bëhet fjalë për më tepër se 100 kg. Hetimi disamujor ka bërë që mjetet të ndiqen nga Policia e Korcës deri në Goricë, dhe i kanë kapur në palën shqiptare.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë. Aksioni është në zhvillim e sipër ndërsa pritet një deklaratë nga policia e Korçës për të zbardhur detaje të tjera se si zhvillohej ky trafik ndërkombëtar i drogës.