MENU
klinika

Ende nuk ka një datë

Meta planifikon të ketë dyqane fizike

07.11.2021 - 11:53

Meta, ose siç njihet ndryshe si ribrendimi i Facebookut, është duke elaboruar hapjen e dyqaneve fizike ndërsa po shton përpjekjet në drejtim të metaverse, raportoi NYT.

Dyqanet të cilat ende nuk kanë një datë, do t’i mundësojnë kompanisë të paraqesë pajisjet më të fundit si realiteti virtual dhe pajisje e telekonferencave.

Nëse realizohet do të ishin dyqanet e para fizike të kompanisë. Lajmet vijnë thuajse një javë nga lansimi i brendit të ri.

Kompania shet disa produkte dhe mund t’u japë mundësinë konsumatorëve t’i provojnë vetë. Oculus Quest do të ribrendohet në Meta Quest. Kompani si Apple dhe Google kanë pasur sukses me dyqanet fizike ndërsa Microsoft vitin e kaluar i mbylli për t’u fokusuar tek dyqanet online.