MENU
klinika

E bujshme deklarata e 97-vjeçarit...

Miliarderi amerikan financon ”megandërtesën-burg”

02.11.2021 - 18:20

         Me një kapacitet prej 4,500 studentësh, megagodina e Universitetit të Kalifornisë, ”Santa Barbara”, do të jetë e gjitha pa dritare. Dhe ndaj kësaj ideje të miliarderit Charlie Munger, ka vërshuar një lumë kritikash, që ai nuk i konsideron.

“Duhet të mësoheni me faktin, se miliarderët, nuk janë njerëzit më të dashur në shoqëri”, – tha Munger, për ”MarketWatch” këtë fundjavë. “Më mirë të jem miliarder e të mos më duan, sesa të mos kem para”, – shtoi.

Kritikët i kanë hedhur poshtë idetë për godinën pa dritare, që ai dëshiron të ndërtojë dhe që, sipas tyre, ngjan më shumë si burg sesa konvikt për studentë.

Mbi 90 për qind e dhomave të ndërtesës, janë projektuar të jenë pa dritare. Munger, ka shpjeguar ndërkaq, se beson që kjo do të inkurajonte interaktivitetin mes studentëve.

Projekti varet nga donacioni prej 200 milionë dollarësh të Mungerit dhe në klauzolë, shkruhet se plani nuk mund të ndryshohet. ”Munger Hall”, me këtë emër për nder të donacionit nga miliarderi, pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë, sipas ”Blic”.

Javën e kaluar, Dennis McFadden, arkitekt këshillues pranë UCSB, kritikoi projektin dhe dha dorëheqjen. Në letrën e dorëheqjes, McFadden theksoi se nuk mund t’i mbështeste planet: “Nga këndvështrimi im si arkitekt, prind dhe qenie njerëzore, nuk mundem”, – ishin fjalët e profesonistit.

Pavarësisht dorëheqjes në shenjë proteste nga McFadden, miliarderi Munger i qëndron idesë së tij dhe puna vazhdon.

“Unë mendoj se ndërtesa, do të jetë një sukses i madh. Është e vështirë të bësh dy arkitektë, të bien dakord ndonjëherë, për ndonjë gjë”, – vazhdon Munger…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë është arti?

”A ka gjini Arti?”

Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’