Italia ka konfirmuar edhe njëherë se mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Sipas ministrit Italian, hapja e negociatave për Shqipërinë brenda vitit do të ishte edhe një mesazh besimi për të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Si objektiv ne kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të bërë një hap tjetër cilësor në bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Kjo rëndësi strategjike nuk vjen vetëm si detyrim nga lidhja që kanë dy vendet tona, por edhe nga përkatësia në BE.
Prandaj unë dua të konfirmoj mbështetjen time në rrugën drejt familjes evropiane. Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Di Maio.