MENU
klinika

Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë

Ministria e Drejtësisë çon në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Rrezikuan jetën e të vegjëlve

16.11.2021 - 13:24

6 punonjës të Kadastrës kallëzohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm.

“Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin. Pas studim, pa projektim është shtuar një kat mbi kopshtin ku shkojnë fëmijët e kësaj njësie.  Ky objekt vazhdon të jetë në pronësi të njësisë administrative Ishëm, ndërkohë që zyrtarët përkatës që do të çohen sot në SPAK”, ka thënë Manja.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se të gjitha këto veprim janë krye nga një person i kadastrës, ku për këtë pronë e ka dhënë për 3 pronarë të ndryshëm, një herë në emër të shtetit dhe dy herë në emër të dy qytetarëve të ndryshëm. Manja tha se i ka kallëzuar në SPAK  dhe se me to do të merret drejtësia.

“Nëpunësja e kadastrës  ka krye veprim mbi kartelën e pasurisë pas kryer veprim në sistem. Një herë kartela është në emër të qytetit, një herë është në emër të shtetit dhe për herën e tretë është në emër të një qytetari tjetër pa dokumente pronësie. Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm nga një person. Sigurisht që këto raste janë raste të para që njësia anti-Korrupsion ka përfunduar hetimin dhe dokumentimin me prova dhe si koordinator i kësaj agjencie kam firmosur kallëzimet për SPAK dhe prokurorinë e Tiranës”, tha Manja