Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi sot buxhetin për sistemin shëndetësor. Në fjalën e saj, ministrja bëri të ditur se buxheti do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë se buxheti fillestar i 2021.
Sipas saj, ky buxhet garanton rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, por edhe bonuese për ata që punojnë larg shtëpisë.
Ministrja tha gjithashtu se 2.7 mld lekë do të shkojnë për procesin e vaksinimit. Ndërsa do të zgjerohet fasha e rimbursimit të barnave.
“Më shumë mjekë të përgatitur për sistemin shëndetësor dhe rritje e standardit. Buxheti 2022 është i pari kapitull i vizionit që kemi për shëndetësinë 2030. Buxheti 2022 do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë se buxheti fillestar i 2021.
Për mjekët dhe infermierët buxheti garanton rritje paga për mbi 18 mijë personel shëndetësor në sistem. Bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit.
Për mjeket dhe infermierët punësimi do të jetë transparente përmes portalit. Hapim pozicione të reja pune me programin e ri të studimeve. Sigurojmë edukimin për punonjësit e shëndetësisë. Do të përfundojmë akreditimin për strukturat e shërbimeve
Për qytetarët, buxheti garanton financimin e programeve të shëndetit publik dhe për përgjigjen ndaj pandemisë. Fuqizim të kapaciteteve spitalore, mbështet me 2.7 mld lekë procesin e vaksinimit.
Zgjerojmë rimbursimin e barnave duke financuar 110 mln dollarë, kur do të fitojnë mbi 400 mijë qytetarë”, tha Manastirliu.
Po ashtu ministri bëri të ditur se do të rriten kuotat e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo u shpreh se do të punohet që oferta e punësimit në Shqipëri të bëhet sa më atraktive.
“1500 kuota specializimi janë hapur. 1200 mjekë të përgjithshëm janë punuarës në këto 4 vite. 3800 infermierë janë punësuar përmes portalit. Këto janë fakte. Ashtu siç është fakt shifra 1.1 mjekë për 1 mijë banore që ne e gjetëm. Sot e kemi rritur 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Më shumë se 260 mjekë të huaj punojnë në sistemin publik dhe jo publik.
Në planin tonë tre vjeçar kalemi parashikuar 2-fishim të kuotave të mjekësisë.
Vetëm gjatë vitit 2022 do të hapim 150 kuota të reja duke shfrytëzuar kapacitet e Memorialit në Fier, Durrës, Shkodër Elbasan si strukturat të edukimit universitar duke e çuar në 450 numrin e kuotave të pranimit në fakultetin e Mjekësisë dhe do të punojnë për të bërë ofertën e punësimit në vendin tonë akoma më atraktive. Kjo është sfida jonë e diktuar prej kohës”, u shpreh ministrja e Shendetesise.