Një vit më parë, një “njeri fluturues” u raportua nga pilotët e disa fluturimeve mbi qiellin e Los Anxheles, çka detyroi FBI-në që të niste në hetim për të identifikuar “objektin”.
Pas një viti, FBI ka mbyllur këtë hetim, por duke shtuar misterin dhe pa një rezultat të sigurtë. Agjentët federalë amerikanë kanë deklaruar se “njeriu fluturues” mund të ketë qenë një balonë fluturuese e përshtatur sipas trupit dhe imazhit njerëzor.
Objekti u raportua nga disa pilotë vitin e kaluar në lartësi nga 915 deri në 2 mijë metra. Autoritetet thonë se objekti mund të ketë qenë një dekorim për festën e Halloëeen, që është hedhur në qiell ndoshta edhe me qëllim.
Fotot e shkrepura tregojnë Jack Skellington nga filmi i famshëm i 1993 i Tim Burton, “The Nightmare Before Christmas”.
Prania e tij në qiell u raportua nga tre pilotë fluturimesh komerciale. “Sapo kaluam një tip fluturues”, ishte denoncimi i pilotit të parë në gusht të 2020. Në tetor një tjetër pilot raportoi të njëjtin fenomen dhe rasti i tretë u denoncua në korrik të këtij viti.
Autoritetet thonë se deri më tani nuk kanë mundur të identifikojnë “njeri fluturues” dhe sugjerojnë se ajo që kanë parë pilotët mund të kenë qenë “balona fluturuese në formën e një njeriu”.