MENU
klinika

Pandemia

Mjeku: Vala e pestë do të rrezikojë të pavaksinuarit me dozën e tretë kundër Covid!

18.11.2021 - 08:57

Profesori i Hematologjisë në Greqi, Grigoris Gerotziafas është ndalur tek vala e pestë e pandemisë në vend, duke ngritur shqetësimin për mungesën e ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve.

“Duhet të pajtohemi me faktin se pandemia nuk do të mbarojë nesër. Pandemia do të zgjasë shumë dhe ne duhet të ndryshojmë të menduarit. Në Francë po flitet për valën e 5. U ngrit çështja e vaksinimit të detyrueshëm për grupmoshën mbi 65-vjeç me dozën e tretë.. Vala e pestë do të jetë vala e të pavaksinuarve që nuk e kanë marrë dozën e tretë”, ka thënë ai.

Më tej është shprehur se vaksina është e sigurt për fëmijë nën 12-vjeç.

Po ashtu ai është shprehur se personat e pavaksinuar arrijnë të transmetojnë virusin dhe se të paktën duhet të mbajnë maska dhe distancë.

“Problemi në Greqi është e të pavaksinuar janë “betonizuar”, vetëm përvoja do ti bëjë ata të ndryshojnë mendje”, ka thënë më tej Gerotziafas.