MENU
klinika

Reagon pa rezerva artisti

Nis Festivali i RTSH-së! Nisin manovrat!!!

11.11.2021 - 14:31

         Dita e djeshme përcaktoi pjesëmarrësit në festivalin e përvitshëm të muzikës së lehtë shqiptare. Tanimë zyrtare, lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar është përfundimtare.

Juria në përbërje nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni, ka gjykuar të gjithë aplikuesit, duke nxjerrë verdiktin me 20 këngët më të mira që edhe do të garojnë në edicioni ne sivjetmë të këtij festivali.

Mes shumë emrash të afirmuar të muzikës, krahas atyre të rinj, në listën e pjesëmarrësve mungoi një emër në fakt, shumë i njohur dhe i dashur për publikun.

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, këtë vit, me shumë dëshirë kishte nisur një këngë për të konkurruar në përfaqësimin e Shqipërisë në ”Eurovision 2022”.

Artisti nga Ferizaj, ka mbetur i shtangur me të parë se kënga e tij, nuk ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit në RTSH, gjë për të cilën bëri një reagim publik në rrjetin social ”Facebook”.

Këngëtari i hitit “Engjull” publikoi një status në profilin e tij zyrtar, duke treguar sesa i zhgënjyer mbetet nga ky festival, që e akuzuar për korrupsion dhe mungesë transparence.

Statusi i këngëtarit:

“Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH se!

Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda, nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme!

Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe.

Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen.

Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem.

Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise.

Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera.

Kam filluar te besoj ne kombin kosovar”, – ka shkruar Haziri. 

 

…dhe kështu, merita vazhdon të jetojë vetëm artificialisht në artin që bëhet shqip!

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe