MENU
klinika

600 familje preken nga ndërtimi

Nis puna për Unazën e Madhe

21.11.2021 - 21:51

Autoriteti Rrugor Shqiptar është në fazën përmbyllëse të procesit të lidhjes së kontratave për 6 lotet ku do të ndërtohet pjesa e mbetur e Unazës së Madhe të Tiranës.

Kreu i ARRSh, Evis Berberi i ftuar në E-ZONE në Vizion Plus tha se puna pritet të nisë brenda muajit dhjetor.

Por, ky segment pritet të kthehet në një çështje të nxehtë, pasi qindra objekte do të prishen, krysisht shtëpi banimi.

“Sipas të dhënave janë rreth 600 objekte që do të preken nga ndërtmi i këtij segmenti, 100 prej tyre janë objekte me dokumentacion të rregullt, ndërsa pjesa tjetër janë informale. Të gjitha famijet që preken do të trajtohen sipas ligjeve në fuqi dhe do të akomodohen”, -sqaroi Berberi

Ndërtimi i segmenti nga pallati me shigjeta deri tek ish sheshi Shqiponja u shoqëruar me protesta të banoreve dy vite më parë që kundërshtonin masën e kompensimit nga ana e shtetit. Ndaj dhe ndërtimi i segmentit të mbetur pritet të shoqërohet me reagimet e banorëve.