MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Nuk ka fitues në klasiken botëroren, Messi në hije

17.11.2021 - 12:03

Klasikja e futbollit amerikano-jugor u mbyll në barazim pa gola, me Argjentinën që siguron kështu kualifikimin në Botërorin e Katarit. Ndërkohë, Brazili e kishte arritur këtë gjë më herët.

Megjithëse patën disa raste, të dyja palët nuk ishin në gjendje të finalizonin. Fred e ndali në një moment traversa e portës argjentinase. Vendësit ishin në hije gjatë gjithë ndeshjes, duke kërkuar të luanin përmes Messit në mesfushë, por kjo qasje rezultoi mjaft e paefektshme. Portieri brazilian, Alisson, u testua rrallë.

Brazili u munua të godiste me kundërsulm dhe mund të kishte kaluar në avantazh në minutën e 71-të, nëse Vinicius do të kishte më shumë fuqi në goditjen e tij nga këndi i zonës së penalltisë. Sulmuesi i Real Madridit nuk arriti ta mposhte dot Emiliano Martinez.

Ky barazim ruan rekordin e pamposhtmërisë së të dyja kombëtareve, me 4 ndeshje të tjera kualifikuese të mbetura. Argjentina mbetet 6 pikë prapa Selecaos, që kryeson grupin e kombëtareve amerikano-jugore në eliminatoret e “Katar 2022”.

Angazhimet e radhës për të dyja kombëtaret do të jenë në fund të janarit, kur Argjentina dhe Brazili do të jenë respektivisht në transfertat me Kilin dhe Ekuadorin. Mbetet enigmë fati i sfidës së parë në Brazil, takim që u ndërpre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN