MENU
klinika

Arqidioqeza Metropolitane

Papa emëron imzot Arjan Dodajn në krye

30.11.2021 - 13:21

           Papa Françesku emëron imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.
R.SH. – Vatikan

Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit Tiranë-Durrës (Shqipëri)

Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), paraqitur nga SH. T. Imzot George Frendo, O.P..

Ati i Shenjtë ka emëruar Kryeipeshkёv Metropolit tё Tiranё-Durrёs SH. R. Imzot Arjan Dodaj, FDC, deri sot Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjt.

Njoftimi i emërimit u shpall sot nё mesditë nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj, me pjesëmarrjen e klerit e rregulltarëve tё Kishës dioqezane Tiranё-Durrёs. Ceremonia e njoftimit tё emërimit tё kryeipeshkvit tё ri imzot Arjan Dodaj u transmetuar drejtpёdrejt nё streaming.

Data e pёrurimit a fillimit tё misionit tё kryeipeshkvit tё ri tё emёruar imzot Arjan Dodaj nё Kishёn kryedioqezane tё Tiranё-Durrёsit do tё jetё tё shtunën mё 22 janar tё ardhshëm.

Par, Papa Françesku emëroi sot imzot Arjan Dodajn, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, deri më sot, ipeshkëv ndihmës i kësaj kryedioqeze metropolitane, emëruar nga Papa Françesku më 9 prill 2020, shuguruar ipeshkёv nga imzot George Frendo mё 15 shtator 2020, në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull, në Tiranё. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i Tiranë-Durrësit në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.

Kryeipeshkvi i r, imzot Arjan Dodaj, rregulltar i ‘Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit’, lindi në Laç të Kurbinit më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi përfundoi shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë. Më 2007 kërkoi të pranohej në ‘Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit’, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në kryedioqezën e Romës, si anëtar i ‘Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit’, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Pas shugurimit meshtarak kreu detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 deri më 2004 ishte zëvendës-famullitar në Famullinë “Shën Domenico Guzman”, në Romë; nga 2004 deri më 2005, Zëvendës-Rektor i Rektorisë së “San Giovanni della Malva” dhe Kapelan i bashkësisë shqiptare në Romë; nga 2005 deri më 2017, zëvendës famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryeengjëll”, në Romë.

Më 2017, me miratimin e ipeshkvit të vet, Kardinalit-Mëkëmbës të Shenjtërisë së Tij për kryedioqezёn e Romës, u transferua si meshtar “fidei donum” në kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku kreu këto detyra baritore: Vikar i përgjithshëm, Famullitar i famullisë “Zemra e Papërlyer e Zojës Mbretëreshë” në Gramëz; Drejtues i baritorisë universitare; Sekretar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe sekretar i përgjithshëm i Sinodit dioqezan tё Tiranёs-Durrёsit.

Kryeipeshkvit të ri i urojmë punë e mision të mbarë, sipas motos ipeshkvnore që ka zgjedhur nga fjalët testament e dhuratë të Jezusit mbi Kryq “Ecce Mater tua!” (“Qe Nëna jote!”), që përkojnë me festën e sotme të Zojës së Dhimbshme, nën hijen e Kryqit të Jezu Krishtit – e pranë Zemrës së Zojës!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit