Në mitologjine greke, arketipi femëror përfaqësohet në perëndesha të ndryshme të Olimpit klasik. Kjo nënkupton një sërë mënyra të të qenit, të të ndjerit dhe të të vepruarit. Arketipet femërore janë modele sjelljesh të pranishme në psikikën e grave dhe në pavetëdijen kolektive, që korrespondojnë me tipare të përbashkëta, të cilat, jo gjithmonë janë të qarta, porse krijojnë modele dhe pasqyrohen rëndom në mitologji të ndryshme./Konica.al
Mitologjia greke është shembull i mirë i një koleksioni të vërtetë të arketipeve femërore.
Perëndeshat e ndryshme të antikitetit i pasqyrojnë më së miri këto modele, çka shfaqet dhe në mitet dhe legjendat e kulturave të tjera. Edhe pse arketipet femërore korrespondojnë me një sërë përfaqësime të gruas, këto tipare mund të gjenden edhe te burrat, megjithëse të modeluara në mënyra të ndryshme. Ato janë të pranishme edhe në mitet moderne, por këtu të mishëruara nga influencuesit, heroina filmash apo personazhe të famshëm.
“Nëse demat dhe luanët do të dinin të pikturonin, ata do t’i pikturonin perënditë si dema dhe luanë”. (Jenopfane dë Kolophon)
Ekspertët e mitologjisë dëshmojnë, se hyjnitë e antikitetit klasifikohen në tre grupe: perëndesha të virgjëra, perëndesha të pambrojtura dhe perëndesha alkimike: perëndeshat e virgjëra përfaqësojnë të paarritshmen e aspektit femëror; të pambrojturat mishërojnë gruan, e cila ka kaluar drama njerëzore; perëndeshat alkimike i referohen pushtetit “misterioz” të grave.
Artemisa, luftëtarja
Artemisa, perëndesha e virgjër që përfaqësonte vetëbesimin dhe sfidën. Ajo korrespondon me gruan që sfidon pushtetin mashkullor: feministen. Mirëpo, ajo ruan distancën emocionale, gjë që e bën hermetike dhe të paarritshme. Ajo është shoqja, apo motra e madhe e femrave të tjera, por në të njëjtën kohë ruan tensionimin me mashkullin.
Athinaja, strategia
Athinaja, një nga perëndeshat e virgjëra që vë në mëdyshje forcën mashkulloren. Ajo përfaqëson inteligjencën, supozimin dhe dinakërinë, pa u ndikuar nga asgjë. Tipar dallues ka prakticitetin e funksionaliteti. Nga të gjitha arketipet femërore, ky është më i afërti me gjininë mashkullore. E dominojnë ambicia dhe suksesi, si dhe aftësia e jashtëzakonshme për të krijuar aleanca me burrat.
Hestia, gruaja e mençur
Ndryshe nga Athinaja, inteligjenca e perëndeshës Hestia shpjegohet si mençuri dhe jo si strategji. Ajo është e ndjeshme dhe intuitive, e vetmuar nga natyra dhe e pacenueshme sa i përket interesit për çështjet materiale. Shijon spiritualitetin dhe drejton proceset frytdhënëse të introspeksionit, me një fjalë përfaqëson esencën shpirtërore të gruas.
Hera, gruaja
Brenda arketipeve femërore, perëndesha Hera përfaqëson gratë si nisiatore e angazhimeve. Është shumë emocionale dhe e ndjeshme, me një zhdërvjelltësi për t’u lavdëruar në krijimin e lidhjeve të ngushta dhe pasionante me burrat. Në përgjithësi, mbizotëron zemërimi, xhelozia dhe etja për hakmarrje, për këtë arsye futet në grupin e perëndeshave të pambrojtura. Ajo është mishërimi i besnikërisë.
Demetra, nëna
Është figurë frytdhënëse ose bën të rritet e zhvillohet që gjithçka që e rrethon. Është e ndjeshme dhe punon për mirëqenien e të tjerëve, është bujare dhe kujdeset për ata që i ka për zemër. Cilësia negative është se priret të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie varësie. Po ashtu, është e prirur ndaj depresionit./Konica.al
Persefoni, vajza
Ndër arketipet femërore nuk mund të mungoj ai i vajzës, pa referencë moshe, por me skemë personaliteti. Persefoni përfaqëson gruan ëndërrimtare dhe romantike, e aftë ta sjellë realitetin në formë ëndërrimi. Që të realizojë ëndrrat, ajo nuk heziton të manipulojë të tjerët. Po kështu, kur mbizotëron e zakonshmja ajo ia mbath. Është e fundit nga perëndeshat e pambrojtura.
Afërdita, e dashura
Afërdita, e vetmja nga arketipet femërore që përfaqëson perëndeshën alkimike, pasi tipari kryesor i saj është kreativiteti. Ajo është emocionale, sensuale dhe e do të bukurën. Ia ka enda të përmirësojë realitetin, për ta bërë më të këndshëm dhe di të vlerësojë kënaqësinë. Cilësia e saj negative, mund të jetë shpërthyese dhe impulsive.
Një grua, arketipe të shumta femërore
Çdo grua mund të mbajë brenda vetes të gjitha arketipet femërore.
Megjithatë, është e zakonshme që njëri prej tyre të shfaqet më i theksuar se të tjerët. Kjo nuk do të thotë, që modeli dominues të mos ndryshojë me kalimin e kohës ose përmes proceseve evolutive. Si në të gjithë arketipet, secili ka anën e mirë dhe anën e keqe. E para, u referohet virtyteve, e dyta pasqyrimit të shtirur të tyre. Megjithëse, nuk janë klasifikime formale psikologjike, ato ofrojnë një pikë referimi për reflektim./Konica.al