MENU
klinika

Berisha i përgjigjet ambasadores Kim

“Po nuk kërkove falje, mos më hajde në derë!”

21.11.2021 - 19:47

Në takimin me gratë demokratë, Sali Berisha i është përgjigjur sot ambasadores amerikane, teksa nuk ka kursyer sulmet ndaj saj.

Ai tha se kur të fitojë dhe të bëhet Kryeministër, do t’i presë të gjithë amerikanët, përveç Yuri Kim. Kjo e fundit sipas Berishës duhet t’i kërkojë falje demokratëve.

“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore, ajo që më tepër se interesat e SHBA mbron politikën e George Soros në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha nuk do t’i jap dorën apo nuk do t’i trokas në derë. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës do të jetë e hapur për ambasadorët e SHBA-ve me të vetmin kusht: Nëse quhet Yuri Kim në zyrën time s’do shkeli kurrë pa i kërkuar të falur demokratëve shqiptarë. Do kërkosh falje se s’jemi burrat e barit” – tha Berisha në Rogner.