MENU
klinika

Kontrollet pas hetimit të SPAK për pronat

Aksion në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës Durrës

09.11.2021 - 12:14

Një kontroll i befasishëm është bërë në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit. Sipas News24, ky aksion është bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme. Po ashtu mësohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë.

Aksioni është bërë pas një hetimi të SPAK, ndërsa nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.

Në orët në vijim priten të tjera detaje në lidhje me këtë aksion.