MENU
klinika

NBA

Pretendentët e Perëndimit mposhtin ata të Lindjes

17.11.2021 - 12:38

U luajtën vetëm 3 ndeshje në NBA, të tria me rivalitet dhe përballje pretendentësh. Pas humbjes minimale, skuadra e Golden State u rikthye te fitorja, duke vazhduar të dominojë këtë sezon në Konferencën e Perëndimit.

Warriors triumfuan 117-99 në fushën e Brooklyn Nets. Një takim mes dy ekipesh rivale për titull në NBA, e dominuar nga miqtë. Stephen Curry me 37 pikë ishte më i miri në fushë, lider për miqtë.

Fiton edhe skuadra tjetër pretendente e Perëndimit, Utah Jazz, që falë 27 pikëve të Bogdanovic, mposhti 120-85 Philadelphia. Gjashtë lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën grupi dhe jo individi. Jazz lanë pas dy humbjet radhazi dhe tani synojnë të zbresin nga kreu Golden State.

Nuk fal edhe Los Angeles Clippers, që mundi 106-92 San Antonio Spurs, ndeshje ku për vendasit u dallua Paul George me 34 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Murray. Kalifornianët ndodhen në vendin e pestë, duke lënë poshtë fqinjët e Los Angeles Lakers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN