MENU
klinika

Mbyllen hetimet për tërmetin e 26 Nëntorit

Prokuroria çon në gjykatë 7 të pandehur, mes tyre dhe funksionarë shtetërorë

22.11.2021 - 13:11

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për tërmetin e 26 Nëntorit të ndodhur gati dy vjet më parë.

Në përfundim të hetimeve të kryera janë marrë të pandehur 7 persona, të cilët akuzohen si përgjegjës për pasojat e ndodhura nga tërmeti në kryeqytet.

News 24 bën me dije se këta persona akuzohen në dosjen e prokurorisë së Tiranës se kanë shpërdoruar detyrën. Të pandehur janë marrë ish-drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij.

Sipas prokurorisë këta persona kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë të dokumentacionit të plotë të ndërtuesve.

Të pandehur janë marrë edhe dy ish kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë, pasi me mosveprimet e tyre nuk kanë konstatuar mungesën e dokumentacionit të disa lejeve të ndërtimit.

Gjithashtu organi i akuzës bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuara nga lëkundjes e 26 nëntorit 2019.

Kujtojmë se më herët prokuroria ka dërguar për hetim një subjekt dhe një person të pandehur të cilët janë dënuar nga Shkalla e parë dhe pritet vendimi i Apelit.