MENU
klinika

"Te shqiptarët mbizotëron frika dhe…"

Provokon Vulin: Për t’u kthyer në Kosovë nuk na duhen rusët

03.11.2021 - 12:43

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Akeksandar Vulin, foli për forcën që sipas tij ka ushtria serbe, duke vijuar fyerjet ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “shiptari”.  

Mediat serbe raportojnë se ai i është përgjigjur ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, se Serbia po angazhon vullnetarë rusë për të destabilizuar veriun. Vulin është shprehur se Serbia nuk ka nevojë për ta dhe se për okupim, apo kthim në Kosovë, siç e ka quajtur ai, mjaftojnë serbët e Kosovës.

“Kur të shqiptarët mbretëron frika dhe ndërgjegjja e papastër, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiçi dhe Serbia. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po kërkojmë vullnetarë rusë”, tha ai.

“Për kthim në Kosovë nuk na duhen rusët, na mjaftojnë serbët e atjeshëm. Për këtë janë bindur shqiptarët kur dërguan njësitë speciale në veri, por që i kthyen prapa të turpëruara e të mposhtura”, tha Vulin, ideator i projektit “bota serbe”.