MENU
klinika

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem engjëll”

Qytetarët ndezin qirinj në para kryeministrisë për 8-vjeçarin Mate

19.11.2021 - 22:36

Vrasja e 8-vjeçarit Maeto, nga fqinji Klodian Çalamani padyshim që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që iu bashkuan familjes së vogëlushit ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritej të vinte vrasësi. Mirëpo, ai nuk erdhi dhe vendimi ndaj tij, si rrallë herë, u dha në mungesë. Sakaq, mbrëmjen e kësaj të premteje, qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shihet se si në krye qëndron portreti i të miturit dhe anash saj, qirinj të shumtë. Një pankartë aty pranë portretit ka të stampuara fjalët prekëse: “Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll”. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar dënimin me varje ose vrasje për autorin e këtij krimi të rëndë, por ky akt bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e kësisoj nuk mund të realizohet.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij mbi këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën dhe të dënojnë maksimalisht Çalamanin. Ai kërkoi që strukturat të angazhohen në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

 

 

 

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri