MENU
klinika

Buxheti 2022 për peshkimin

Rama nga Durrësi: Para 8 vitesh sektori ishte në luftë për mbijetesë

20.11.2021 - 11:52

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po prezantojnë buxhetin 2022 për peshkatarët. Në fjalën e tij kryeministri bëri një ekspoze të situatës së kaluar të këtij sektori dhe reformave që Ramës po e rimëkëmbin peshkimin në vend.

Rama tha se janë rritur eksportet me 239% dhe shtoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për peshkatarët për riparimin e anijeve.”Që anijet tona të dalin në det të hapur dhe të shkojnë në Senegal dhe në Ganë kanë nevojë për fuqi më të madhe. Unë ju garantoj që në katër vite do financojmë gjithnjë e më fuqishëm flotën. Kush do që të punojë ka të gjithë respektin dhe mbështetjen tonë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë prezantimit me peshkatarët se para disa vitesh peshkimi ishte në luftë për mbijetese e sot është rritur eksporti me 239%.

‘Peshkimi është një nga sektorët që ka shumë për të bërë. Kur ne kemi ardhur këtu në një prej takimeve që kemi bërë, kur marrëdhënia e qeverisë. Shqetësimi ishte mbijetesa luftë për mbjetesë në një det të hapur. Ka pasur vetëm dy destinacione vetëm për eksport. Itali dhe Greqi asnjë vend tjetër. Sot Itali ,Greqi, Spanjë Suedi, Norvegji, Danimarkë., Gjermani, Holandë, Hong-Kong dhe padiskutim edhe vendet e rajonit. Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinent. Në gjitha vendet nordike ju jeni prezent. Sot ne presim që të mbyllet viti me 32 plus subjekte të lincesuara. Kemi 720 subjekte të formalizuara. Kemi rritur eksportin me 239%..’- tha Rama.