MENU
klinika

Përhapja e Covid-19 në burgun e Drenovës

Reagon Ministria e Drejtësisë: Kemi kufizuar veprimet

08.11.2021 - 14:58

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me lajmin e përhapjes së infektimeve me Covid-19 mes personave të dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Përmes një deklarate, ministria bën me dije se rezulton vetëm një person i prekur me Covid-19, i cili është nisur drejt spitalit Infektiv për një trajtim më të specializuar.

Gjithashtu theksohet se ekipet e administratës së burgut po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe për të plotësuar çdo nevojë të të dënuarve.

DEKLARATA E MINISTRISË

Një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të COVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale.

Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga COVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.

Deri tani, asnjë I burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa të dënuar në gjendje të rëndë

Burgu i Drenovës, “pikë e nxehtë” kovidi