MENU
klinika

Reagimi i Sokol Kushtës

“Rekord? 12 pikë u morën ekipeve që janë sa Astiri”

16.11.2021 - 13:22

Kombëtarja shqiptare arriti një rekord pikësh mbrëmjen e djeshme, me 18 të tilla. Por legjenda e futbollit shqiptar Sokol Kushta ka kritikuar Shqipërinë për euforinë e tepruar teksa me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se 12 pikët e marra i kanë marrë ndaj dy ekipeve që ngjasojnë si lagja e Astirit…

“Dje në darkë, kur u mbyll ndeshja e fundit pashë optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuqezi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, dhe thashë me vete se këta ose nuk dinë fare nga futbolli, ose janë hipokritë të mëdhenj.

Diskutojnë për rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë marrë ndaj dy ekipeve që janë sa Astiri si lagje dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në sajë të Brojës. Asnjë nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës. Kombëtarja nuk është ekipi i lagjes, por është një ekip që përmbledh 12 milionë shqiptarë kudo që janë”, – shkruan Sokol Kushta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Botërorit 2022

Kombëtares i mjafton një penallti për rekord