MENU
klinika

Ish-çiklisti kampion

Rihapet çështja Pantani, dyshohet se ai u vra

25.11.2021 - 14:50

Për të tretën herë prokuroria italiane ka rihapur çështjen gjyqësore të ish-çiklistit Marco Pantani, i gjetur i vdekur më 14 shkurt 2004, në një hotel në Rimini. Bëhet fjalë për një dosje ku do të hetohet për vrasje, ku autori është ende i panjohur.

Kjo dosje ishte mbyllur për herë të dytë në vitin 2019, pas shtyrjes nga ana e komisionit parlamentar antimafia. Lajmin e rifillimit së hetimeve e konfirmoi edhe avokari i familjes Pantani, Fiorenzo Alessi. Për herë të parë kjo dosje u mbyll në vitin 2016 e më pas në vitin 2019.

Mediat italiane bëjnë me dije se kohët e fundit, prokuroria ka dëgjuar të tjera dëshmi nga ana e nënës së Pantani. Marco Pantani, i njohur me nofkën “pirati” ëshë një nga ikonat e sportit të çiklizmit, fitues i Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN