MENU
klinika

Basha: Nuk do lejojmë askënd të marrë partinë peng!

Shumica e Kryesisë së PD vendos mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor

15.11.2021 - 22:45

Shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.

Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kundër të anëtarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.

“Jemi një parti, do të kemi vetëm 1 Kuvend. Nuk do të lejojmë askënd të marrë këtë parti peng!”- tha Basha në mbyllje të mbledhjes.

“Panorama.al” zbardhi fjalën e mbajtur nga Basha në Kryesinë e PD, ku kryedemokrati u shpreh se “nuk ka një Kuvend të PD në 11 dhjetor”, por një thirrje për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD për interesa personale, që do të sillnin izolimin e PD nga SHBA.

Gjithashtu ai shtoi se nuk do të lejojë që interesat personale të dëmtojnë interesat politike dhe elektorale të PD-së.