Ndryshimet klimatike po kthehen në nje shqetësim urgjent për shumë shtete, ku Shqipëria është një prej tyre. Ndonëse nuk hyn te grupi i “ndotësve”, vendi po vuan pasojat e emetimeve në masë të gazrave. Në fillim të nëntorit, në samitin e Glasgout, qeveria shqiptare pohoi se vendi do japë kontributin në mbajtjen në kontroll të ndryshimeve klimatike.
Referuar specialisteve, Shqipëria është një nga vendet që preket më së shumti nga ndryshimeve klimatike, sidomos në sektorin energjetik.
Potenciali hidroenergjetik i vendit tone cenohet nga ndryshimet klimatike. Ndaj, diversifikimi energjisë, në diellore dhe me anë të erës është shumë i rëndësishëm. Nderkohe qe Gjermania ka shprehur gadishmerine të ndihmojë Shqipërinë në programe të ndryshme për të reduktuar dyoksidin e karbonit duke iu adaptuar ndryshimeve klimatike.
Për zëvendës-ambasadorin britanik, Jason Ivory ne Tirane, ne nje interviste per median shqiptare, mbetet e rëndësishme që objektivat e diskutuara në samitin e klimës në Skoci të transformohen në veprime reale në mbrojtje të habitateve, zhvillimit të qëndrueshëm të industrive dhe uljen e niveleve të emetimeve të gazrave.