MENU
klinika

Vritet shoferi dhe një e mitur, disa të plagosur

Sulm me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan

26.11.2021 - 21:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit me nxenes që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Sipas mediave kosovare në këtë autobus si pasojë e të shtënave tre persona kanë vdekur mes tyre shoferi i automjetit  dhe një nxënëse kurse ka edhe të plagosur.

Nxënësja ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.