12.11.2021 - 23:35
Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të shqyrtohet projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve.
Njoftohet se seanca do të nisë në orën 10:00.
Seanca do të vijojë punimet parlamentare edhe një ditë më pas, më datë 16 nëntor.
Njoftim: Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 15.11.2021, ora 10:00. (Urdhër nr. 23, datë 10.11.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.) Seanca do të vijojë punimet parlamentare edhe me datë 16 nëntor, bazuar në kalendarin për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve.