MENU
klinika

Si paraqitet situata në spitale

Tetë humbje jete nga koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

18.11.2021 - 20:01

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar 549 qytetarë, ndërkohë 558 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

SITUATA NË 24 ORË

Janë kryer 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki:

264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 8,363 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 549

Të shëruar në 24 orë 558

Të shtruar në spitale 157

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2964

Testime totale 1,362,111

Raste pozitive 195,021

Raste të shëruara 183,636

Raste Aktive 8,363

Humbje jete 3,022

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4463

Fier 753

Gjirokastër 525

Shkodër 447

Berat 460

Durrës 446

Vlorë 379

Elbasan 348

Korçë 239

Lezhë 172

Dibër 72

Kukës 59

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN