Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se kishte diskutuar me të edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.
Po sa besim kanë shqiptaërt tek Policia e Shtetit?
Rreth 37% kanë besim ose besim të plotë tek Policia e Shtetit, ndërsa rreth 29% kanë deri diku besim tek ajo. Nga ana tjetër, rreth 34% kanë pak ose aspak besim tek Policia e Shtetit. Kështu rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anëekënd Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik (sondazhi u krye para ndërrimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit (shihni tabelën shoqëruese).
Tek votuesit socialistë, niveli i besimit është ndjeshëm më i lartë – rreth 57% e tyre kanë besim ose besim të plotë tek Policia e Shtetit, ndërsa rreth 14% kanë pak ose aspak besim tek ajo.