MENU
klinika

“Duket se ka ardhur nga ferri”

Vrasja e 8-vjeçarit, Zheji: Klodiani ekzekutuesi, vrasësi shoqëria shqiptare

19.11.2021 - 16:37

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiut nga dora gjakatare e fqinjit të tij, Klodian Çalamanit padyshim është një nga krimet monstruoze që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘News24’, teksa analizoi ngjarjen, pohoi se autori, 38-vjeçari Çalamani është vetëm ekzekutori, ndërsa vrasësi është shoqëria shqiptare me gjithë problematikat e saj. Mes të tjerash ai e cilësoi autorin si një kafshë që duket se vjen nga ferri, pasi nuk gjen dot një arsyeje që mund ta justifikojë atë.

Ndërkohë, në diskutim ka ndërhyrë edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila rrëfeu edhe dosjen e Çalamanit, ndërsa shtoi se është kundër dënimit me vdekje.

 

Zheji: Këto orë, që nga momenti i gjetjes së trupit të pajetë të fëmijës, duke parë dhe familjarët, opinioni publik ka përjetuar një elektroshok. Këto janë momente të vështira. Ai është një i devijuar mendor, që nuk ka një binar. Ai anon krejtësisht nga kafsha. Njeriu ndryshon nga kafsha, pasi ka vetëpërmbajtje. Autori është element i tufës, s’ka frenim. Por problemi është se çfarë bënë shoqëria me këta të devijuar. Ai është ekzekutuesi, vrasësi shoqëria shqiptare që e ka lënë një kafshë të tillë të lirë. Janë dhënë sinjalizimet kur ai ka ngacmuar gratë e komunitetit, ka rënë në veshë të shurdhër. Është si të luash bejsboll me një bombë. Le të shërbejë vdekja e Mateos për një kërcënim, edhe për shtetin. Është shteti kryetari i fisit të të gjithë shqiptarëve. Ai duhet që në mënyrë qelizore të ketë syrin dhe veshin e vetë, zgjidhjen për një anomali kur është në fillesat e veta, jo t’i bësh autopsi kufomës.

Lala: Nuk besoj se ka prind në këtë vend që s’e ka vënë në pozicionin e nënës së Mateos. Mateo mund të ishte djali i gjithsecilit prej nesh. Çalamani është një devijant i rritur nga shoqëria, nga mosfunksionimi i shtetit. Në moshën 26-vjeçare ai përfshihët në një krim të rëndë, marrja peng e një 16-vjeçare. Autor i dyshuar bashkë me të, ishte xhaxhai i Mateos. Vajza u arrit që të shpëtonte. Çalamani u dënua me 4 vite burg. Bëhej fjalë për një njeri që nuk kishte mbështetje. Autor kryesor i ngjarjes ka qenë xhaxhai i viktimës, pasi edhe sot është në kërkim. Ai kur del nga burgu, dy vëllezërit i kishte në burg, dhe nëna ishte martuar. Ai e gjeti shtëpinë të rrethuar ku kishin mbirë ferrat dhe kishte vetëm minj.

Zheji: Nuk arrijë dot që të gjejë shkaqe të mjaftueshme që e çojnë këtë person, këtë kafshë në këtë krim. Roma u themelua nga dy djelmosha që i gjeti një ujkonjë. Ky personazh është përjashtim jo vetëm i botës njerëzore, por edhe i botës shtazore. Ai më duket se ka ardhur nga ferri, një njeri i paskrupullt. I ka krijuar një dhimbje ekstreme nënës së fëmijës, fëmijës, e dhunoi para vdekjes.

Lala: Jam kundër dënimit me vdekje

Zheji: Kam qenë dhe jam kundër dënimit me vdekje. Në shumë shtete të SHBA-ve është hequr, vetëm në 4-5 shtete është akoma. Diktaturat kanë dënim me vdekje, si Kina. Shteti në konceptim e kësaj gjëje shihet si diçka më e gjerë, pasi përcakton ligje, fut në burg hajdutë dhe vrasës. Shtetit nuk vret, por largon personazhin shoqërisht të dëmshëm dhe e izolon në përjetësi. Shteti nuk mund të ngopet me vrasjen. Shteti nuk ka hakmarrje, por bën drejtësi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin