Borxhet dhe konfliktet për parcelat e kanabisit janë dy nga pistat ku po heton grupi hetimor lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
“News 24” raporton se pista e borxheve është hedhur poshtë nga familjarët e 43-vjeçarit, pasi pretendojnë se viktima nuk kishte borxhe. I biri i Ruzhdi Hoxhës deklaroi dje se një pjesë të borxheve i kishte larë.
Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është dhe ajo e konflikteve për parcelat e kanabisit. Kjo pasi autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje, Ferdinand Rrushi, u zbulua nga policia se ishte kultivues i një parcele kanabisi.
Nga telefonata me viktimën te udhëtimi drejt Dajtit/ Biznesmeni dyshohet se u vra dhe u hodh në greminë nga miku i tij, në xhupin e 43-vjeçarit u vunë re… (DETAJE)
Zbardhen të tjera detaje mbi vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet dje në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit.
“News 24” raporton se dyshohet që njëri prej autorëve të jetë mik i 43-vjeçarit. Raportohet se Ferdinand Rrushi telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk e ngriti telefonin.
Më pas ai ka telefonuar një prej personave që ndodhej në tavoline me Rrushin dhe kontaktoi me të. Rreth orës 23:00 dyshohet se Rrushi e ka marrë viktimën në makinë, ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët zbritën nga automjeti pas 15 minutash.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas këtij momenti Rrushi ka udhëtuar drejt Dajtit, dhe pas e ka vrarë mikun e tij e ka hedhur në greminë. Në trupin e viktimës janë vënë re shenja të dhunës dhe në xhup shenja të plumbit.
Autori i dyshuar fill pas vrasjes ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00.