MENU
klinika

Vendimi

Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, GJKKO shtyn afatin e hetimit

23.11.2021 - 18:18

Gjykata e Posaçme vendos të shtyjë me 2 muaj e 15 ditë afatin e hetimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurtin e vitit 2005.

Për dy vrasjet e bujshme po hetohen nga SPAK Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.

Ishte dëshmia e Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë që çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të 2 ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.