MENU
klinika

"Histori lufte, triumfi dhe vuajtjesh"

Lamtumira e Xhakës, Duka: Do të na mungosh luftëtar!

16.11.2021 - 19:50

Taulant Xhaka i tha lamtumirë sot Kombëtares shqiptare përmes një mesazhi publik. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që përtej falënderimit të zakonshëm për të gjithë ata që i kanë kushtuar pjesë të karrierës së tyre fanellës kuqezi, është ndalur edhe të një lidhje miqësore që kishte me lojtarin.

Ai nuk ka ngurruar të shprehë hapur se nuk kishte në radhët e përfaqësueses një futbollist me karakterin e Xhakës, të cilën e ka vlerësuar si një luftëtar dhe profesionist që do i mungonte.

POSTIMI I DUKËS

I dashur Taulant! E lexova letrën tënde dhe më beso që më emocionoi shumë. Gjatë leximit më kalonte në mendje historia jonë në Kombëtare. Një histori lufte, përpjekjesh, triumfi dhe vuajtjesh. Një histori njerëzore në të gjitha dimensionet e saj.

Ti ke qenë një motor për ekipin, një luftëtar i vërtetë, një djalë i përkryer (në fakt, do vazhdosh të jesh por jo më si lojtar). Për fat të keq, për këtë rol, nuk e kemi një zëvendësues. Por shpresoj shumë që performanca jote gjatë këtyre viteve të shërbejë si model dhe si shembull për të gjithë futbollistët e të gjitha niveleve të ekipeve kombëtare.

Edukata familjare, ajo profesionale dhe ato që përmenda më lart, u bënë bashkë, u “kapën përdore” dhe prodhuan këtë personalitet dhe njeri, këtë luftëtar dhe profesionist, që do të më mungojë.

Në këtë botë miku im, ajo që mbetet është kontributi për të arritur suksesin dhe emri i mirë. Ti këto i ke arritur. Prandaj, kontributi yt, mund të quhet “mision i përmbushur”.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, se çdo rrugëtim, sado i gjatë të jetë, e ka një fund. Për këtë kontribut të gjatë dhe tepër të vlerësuar, ti miku im, ke hyrë në librin e historisë dhe hollin e famës së futbollit shqiptar. Si dashamirës futbolli, si bashkudhëtar i suksesit tënd dhe si President i FSHF, jam shumë i lumtur ta konfirmoj këtë.

I dashur Taulant! Mua personalisht do të më kesh gjithmonë një mik të përjetshëm. Besnik dhe krenar për miqësinë tonë. Të përqafoj, Armand Duka!

MESAZHI I TAULANT XHAKËS

Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuar Kombëtare, krenaria e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur, që unë të vishesha kuqezi. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen XHAKA, e cila tashmë është bërë realitet.

Do jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi. Ii paharrueshëm do të mbetet kualifikimi që arritëm së bashku në evropian! Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës.

Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashti dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorëzuar brezit të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

Për shkak të lëndimeve të shumta që akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do të jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit.

Do të jem përjetë KUQEZI. Më besoni, që ky vendim është ndër më të vështira dhe emocionuese të marra në jetën time. Nuk e kam pasur aspak të lehtë të marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar.

Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF, nga bashkëlojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi. Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova është më e mira për t’i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashkët.

Dua të falenderoj përzemërsisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidentin e FSHF, Armand Duka, si dhe gjithë dashamirësit e futbollit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi. Një falënderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata janë lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment.

Tifozat na kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozët e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU. Krenari dhe respekt për tifozat.

Nder dhe krenari e madhe për të gjithë familjen Xhaka, që unë isha për disa vite pjesë e kombëtares kuqezi. Ishte ëndërr e shumë brezave, që tani është bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë.

Për kombëtaren kam dhënë maksimumin dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e saj. Një falënderim edhe për familjen time që më ka mbështetur në ӓdo hap të karrierës time. Kuqezi përjetë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi pas fitores ndaj Izraelit

Shënoi i biri, Ragip Xhaka: Zemrën te Shqipëria