Këndo, hyjneshë, mërin’ e Akil Pelidit
që shumë hidhërime e kobe akejve u solli…
Një vilë romake ende ruan një prej skenave që Homeri përshkrian tek ”Iliada”! Ndërtesa u gjet në arën e një fermeri në Britaninë e Madhe, sipas BBC. Mozaiku, zbuluar në Rutland, është cilësuar si shembulli i parë i këtij lloji në vend.
Ai u zbulua nga djali i pronarit të tokës dhe u shqyrtua nga arkeologët nga Universiteti i Leicesterit. Zbukurimi është përshkruar si “një nga më të shquarit e më domethënësit” të gjetur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.
Mozaiku dhe kompleksi i vilave përreth, tanimë janë mbrojtur si një monument i planifikuar nga Departamenti i Digjitalit, Kulturës, Medies dhe Sporteve (DCMS).
Kompleksi, mendohe të ketë qenë në pronësinë e një familjeje të pasur, nga periudha e vonë romake.
Jim Irvine, i biri i pronarit të tokës, Brian Naylor, bëri zbulimin fillestar, pasi vuri re “qeramikë të pazakontë”, gjatë një shëtitje në kohën e karantinës në vitin 2020 dhe menjëherë vuri në dijeni arkeologët në Leicestershire.
“Gjatë izolimit të vitit të kaluar, vura re disa qeramika në dysheme që nuk ngjanin me çfarë kam parë ndonjëherë. Me lopatë hapëm një gropë të cekët dhe isha pikërisht në vendin e duhur”, – shtoi ai.
Mozaiku, që formon dyshemenë e pjesës që konsiderohet të ketë qenë dhoma e ngrënies ose ambient argëtimi në vilë, ka përmasat 11x7m.
Mozaikët përdoreshin rregullisht në ndërtesa private dhe ato publike, në të gjithë perandorinë romake dhe shpesh, shfaqnin personazhe të famshëm nga mitologjia.
Megjithatë, mozaiku i Rutlandit mendohet të jetë unik në Britnaninë e Madhe, pasi përshkruan Akilin dhe betejën e tij me Hektorin, në fund të luftës së Trojës.
***
Me shpirt ndër dhëmbë, ia priti Hektor kreshniku
“Mirë po të njoh tani që t’shoh nga afër,
dhe bindja ime nuk më ka mashturar,
pse si fytyrën, mizor paske shpirtin.
Por ta dish mirë që zotat një ditë gjakun
do të ma marrin, kur Paridi e Apoli
ty përdhunisht kanë për ta shkulur shpirtin
te Portat Skee, ndonëse je trim i çartur”.
Dhe, duke folur, e mbështolli vdekja,
e prej gjymtyrëve, pasi i doli shpirti,
fluturoi nga Hadi duke qarë me dhimbje
fatin e zi dhe burrërinë që humbi
në lule t’motit. Dhe Akil hyjnori
atij i foli tashmë për së vdekuri:
“Vdis ti njëherë, pa unë do ta pres mortjen,
kur ta çojë Zeusi e zotat e pavdekshëm”.
Tërbimi i Akilit ende nuk është shuar. Ai e lidh kufomën e Hektorit pas qerres së tij dhe e zvarrit në pluhur e baltë duke e dhunuar dhe përçudnuar mizorisht.
Poema e parë e njerëzimit, ILIADA – (HOMERI) ose (24 këngët) ”Kënga e Ilionit” trimërisë së heronjve në luftën e Trojës.
Aristoteli te “Poetika” shkruan: “Homeri, i frymëzuar prej zotrave, si asnjë poet tjetër, ka paraqitur fillimin dhe fundin e Luftës së Trojës, pa i vënë qëllim vetes të përfshijë të gjitha ngjarjet historike në suazën e një poeme: ishin të shumta dhe të mëdha për t’u kapur tërësisht. Shumanshmëria dhe përmasat e asaj lufte, nuk mund të tregohej makar e shkurtuar. Homeri zgjodhi një pjesë të saj, kurse ngjarjet e tjera i dha përmes episodesh.”
Sipas Aristotelit, qëllimi i poetit nuk është përshkrimi i ngjarjeve reale, por “ i ngjarjeve që mund të ndodhnin.