MENU
klinika

Mbretëresha në arrati

Zhduken për 5 minuta 112 diamantet…

10.11.2021 - 11:24

Dy byzylykë që i përkisnin mbretëreshës së Francës, Mari Antuanetë, u shitën në ankand për shumën, mbi shtatë milionë euro, nga ”Christie’s”.

Është hera e parë që byzylykët e mbretëreshës së Francës, bashkëshortja e Luigjit XVI, përbërë nga një total prej 112 gurësh diamanti, është nxjerrë në ankand.

Të dy byzylykët, u shitën për vetëm pesë minuta.

”Ka pasur më shumë oferta.(…)

Ankandi i parë ishte për pesë milionë franga zviceriane, gjë që tregon entuziazmin e koleksionistëve në përpjekje për të fituar një pjesë të vërtetë të historisë, që ka qenë pjesë e të njëjtës familje prej 200 vitesh”, – ishte deklarata nga kompania ”Christie’s”.

Përpara se të përpiqeshin të arratiseshin nga Franca, me Luigjin XVI dhe fëmijët, pas revolucionit francez, Mari Antuaneta i dërgoi bizhuteritë e saj të çmuara në Bruksel, prej ku ishin dorëzuar më vonë, të afërmve të saj në Austri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN