MENU
klinika

“Do rregullojmë punët e Ballkanit, por në mes Laçit u vra një polic!”

Zheji: Duhet kontroll i territorit, të fishkëllen plumbi në rrugë!

01.11.2021 - 16:48

Duke analizuar zhvillimet e fundit në vend, analisti Artur Zheji tha se nuk e kupton ku e gjen Edi Rama forcën për të rregulluar çështjet e Ballkanit dhe Evropës, kur sot u vra një polic në mes të qytetit të Laçit.

Në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24” Zheji tha se se njerëzit nuk kanë siguri jete, duke shtuar se duhet një kontroll dhe riorganizim më i madh i territorit.

“Një kryeministër që do të dali nga këllëfi i një vendi të vogël. Është një sindromë e çuditshme kur…Pashë takimin e Erdogan me Biden, këta sa më shumë janë autoritarë në vendin e tyre, aq më shumë mendojnë se vendi i tyre është i vogël për dimensionet e tyre mendore, gjeopolitike dhe duan të bëjnë gjëra më të mëdha së kilometrat katrorë të vendeve që drejtojnë. Rama axhendën e Open Balkan nuk e ngushton, megjithëse Merkeli i tha që projekti gjerman dhe Open Balkan janë e njëjta gjë, por kemi një axhendë që e ai e vazhdon pavarësisht se Mali i zi është kundër, Bosnje e Hercegovina është kundër, Kosova Kundër.

Do rregullojmë punët e Ballkanit, të Evropës, por në mes të Laçit sot u vra një polic në mënyrë mafioze, në mes të Fierit një biznesmen, aksidentet, nuk e kuptoj ku e gjen forcën që të rregullojë çështjet e Ballkanit, ndërkohë që çështjet e Shqipërisë janë ndoshta një plagë e hapur, dhe ka shumë punë për kontroll territori. Shoh një paradoks të madh, por ka padiskutim për një riorganizim të madh të kontrollit të territorit, luftës së krimit të dukshëm, se krimin e padukshëm kam bindjen nuk do ta luftojnë asnjëherë. Njerëzit mirë që nuk kanë perspektive jete, por janë edhe të paqetë sepse një plumb mund të fishkëllejë rrugës”, tha Artur Zheji.

“Ka një paradoks, mund të quhet fasadë, mendjelehtësi, ambientim. Është bërë e zakonshme…E patë në pamje, ajo ndjekja me motor, afrohet një me skafandër dhe të godet me pistoletë. Ajo që tha Lubonja më zgjoi një replikë, po tani të gjitha fajet i ka Rama? Duke thënë djalli është Rama, mos po bëjmë gabim?! Po mirë Rama është kryepërgjegjësi, po këta të tjerët. Struktura është ngulur në territor, mos ka ardhur koha për një revolucion në mendim, një revolucion në politikë?!“, shton analisti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kjo që bëri PS, dëshirë për të krijuar iluzionin e ripërtëritjes”

Artur Zheji: Rama djali politik i Berishës

Urdhri i Biden dhe vëmendja e SHBA-ve ndaj Shqipërisë

Artur Zheji: Gjithçka që lexohet politikisht është pasojë e veprimeve tona!