Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë komentuar deklaratat që ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje nga foltorja, ku nuk i kurseu qëndrimet e tij ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.
Berisha tha se ambasadorja nuk do të shkelte në zyrën e tij, (atë të kryetarit të PD-së) nëse nuk i kërkonte falje demokratëve. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘News24’ Zheji tha se deklaratat e Berishës ishin hakmarrje politike dhe se mendon që është ende kryetar i PD-së.
“Deklaratat e Zotit Berisha mu dukën në përputhje me ato që ai ka thënë dhe s’ka thënë që i quan; procesi i foltores. Më pas vazhdoi si një “proces për rrëzimin e ish-kryetarit Basha, siç e quan ai. Më pas raundi i tretë ishte për mbledhjen e kongresit dhe momenti i katërt ishte se Kongresi do të rrëzonte Lulzim Bashën më pas momenti i 5 është se Kongresi do të zgjidhte kryetar Berishën dhe ai do të ishte kryeministër i ardhshëm”. Duke e imagjinuar Berishën si kryetar të PD, “Yuri Kim s’do të guxonte të shkelte në derën e tij pa iu kërkuar një falje publike demokratëve”. Është e habitshme se si ai i ka dhënë të gjitha gradat vetvetes. Shoh ripërsëritje, e sheh veten si kryetar të PD, dhe e sheh veten kryeministër. E ndjen veten të aftë që të shpallë non-grata SHBA. Gjithë ky proces nuk ka demokraci, por është më tepër një hakmarrje politike, dëshirë për protagonizëm absolut për të ekuilibruar atë keqardhje kur u stigmatizua si i korruptuar dhe që u shpall non-grata nga SHBA. Ky proces është ndarës dhe jo bashkues.”, tha Zheji.
Ndërkohë, kundër këtij mendimi ka qenë Fatos Lubonja, duke shtuar se këto deklarata të Berishës i cilëson shërbim ndaj demokracisë.
“Për mua deklaratat ndaj ambasadores, ishin shërbim ndaj demokracisë. Ore a është demokratike kjo që po bëjnë amerikanët? Unë po merrem me këtë. Meqë se bëhet fjalë për non-grata të Berishës dhe lojën e Yuri Kim. Berisha thoshte për Yuri Kim dhe jo Amerikën. Pyetja ngrihet: A është demokratike?! Nëse keni parasysh, akuza që iu bë Berishës për korrupsion, nuk është thjeshtë e tillë por se ‘ka kërcënuar rëndë demokracinë’. Po këto veprime që bën ambasadorja a e kërcënojnë rëndë demokracinë? Unë them shumë më tepër se sa Berisha. Një ambasadore që thotë vetë që punon me qeverinë, që ka konflikt interesi në këtë aspekt, futet në lojërat politike se kush nuk do të bëhet apo do të bëhet kryetar, të një partie, që nuk respekton as zgjedhësit e kësaj partie. Kur del ai me 4200 firma, në vend që të thotë demokratët, ajo thotë; ne njohim këtë. Po a është kjo demokratike? Jo! Demokratike është që të respektohet populli. Këtu nuk kemi të bëjmë me demokraci, por është sulm ndaj saj dhe për të mbështetur një regjim, për interesa që ambasadorja me këtë regjim. Si regjimi i Pinoçetit.
Këtu është një regjim që kontrollon drejtësinë, gjithçka, ekonominë. Kjo është që të mbrosh regjimin. Ai duke iu kundërvënë (Berisha) na bën të paktën që të hapim këtë debat.”, pohoi Lubonja.
Zheji: Ne kemi një frymë delirante. Ambasadores nuk i lejohet nëse ky vend di të vetëpërmbahet. Ose bëj një parti dhe thuaj jam edhe me Moskën edhe me Pekinin. Bëje.
Lubonja: Po c’është kjo. Dielli lind në perëndim.
Zheji: ka një vend më të cuditshëm se ne
Lubonja: Toka rrotullohet rreth diellit, s’ka lindje fare.
Zheji: Unë nuk mendoj që SHBA janë Zoti por janë të zotët të mbrojnë territorin e Shqipërisë nga një armiqësi në dukje.
Lubonja: Mos lëri mos fol si kalama. Amerika thoshte edhe Grenell. Më vjen keq që flet kështu. Grenell tha amerika nuk e do këtë e hoqën ata të gjithë. A po sillemi dhe ne si ata, po. A kemi parë gabime të amerikës Po, kemi parë.
Zheji: Unë them mendimet e mia, dhe s’jam komunitet. S
Lubonja: Më bëj c’të duash po merru me idetë.
Zheji: Mos më grupo në një komunitet ku nuk bëj pjesë. Kam një kulturë gjeopolitike që e kam mësuar në Itali, dhe treçereku i italisë ka qenë kundër bombardimeve, unë kam qenë pro. Ti je internacionalist.
Lubonja: Po këto janë zgjedhje politike ..
Zheji: Jam i djathtë c’te them .. Di të them që kur isha aty e punoja si gazetar e analist kam qenë pro dhe i kam bindur Boninon e të gjithë këta që janë gjëja e duhur. Unë besoj që PD e Shqipëria nuk e ka luksin të rrëshqasë në diskutimin e pro amerikanizmit, mund të ketë një të mirë intelektuale, por kjo botë dominohet nga interesat.
Lubonja: Pse ishe kundër armëve kimike, e donte Amerika.
Zheji: Ky vend është një vend rrumpallë dhe ato armë mund të binin në duar të gabuara
Lubonja: Dhe tani jemi në dorë të sigurta ee.. Armët kimike ishin gabim,