14.12.2021 - 14:52
Të bësh një gjumë të qetë është padyshim shumë i rëndësishëm nëse dëshironi të keni një stil jetese të shëndetshëm.
Pagjumësia ose të fjeturit e pamjaftueshëm, ndikojnë në jetën tuaj në shumë mënyra. Shumë prej tyre, nuk janë fort pozitive. Efektet e privimit nga gjumi janë reale dhe janë fatkeqësisht afatgjata. Ai vë në rrezik shëndetin tuaj fizik, por edhe mendor.
Ja disa nga mënyrat sesi gjumi i pamjaftueshëm ndikon tek ju:
- Probleme me memorien
- Imunitet i dobët
- Paqendrueshmëri me humorin
- Rritet risku për diabet
- Ulet dëshira për marrëdhënie seksuale
- Probleme të theksuara me përqendrimin
- Rritet risku për aksidente
- Rritet presioni i gjakut
- Fitoni kile pa e kuptuar
- Rritet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare
- Ekuilibër i dobët