Xhojsi është shprehur se, pas Zotit, Shekspiri është krijuesi më i madh!
Konsiderohet si shkrimtari më brilant i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ishte qenë komedian, dramaturg, por edhe aktor. Shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, që përfaqësojnë historinë e letërsisë botërore, si edhe shumë komedi dëfryese, që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze./Konica.al
Janë një mori kryeveprash që i atribuohen shkrimtarit të kohërave, por duam t’ju sjellim në vëmendje këtë rast, vargjet e Shekspirit.
Soneti i 18-të i Shekspirit , i njohur si “A të krahasoj me një ditë vere“, është votuar si poema më e mirë e shkruar ndonjëherë në të gjitha kohërat.
Poema e dytë më e dashur ishte “Daffodils” nga William Wordsworth, që mori 10 për qind të votave .
“Korbi”, një poezi narrative e shkruar nga shkrimtari amerikan Edgar Allen Poe në 1845, doli në vendin e tretë, me 9 për qind të votave.
Studimi zbuloi gjithashtu se, 1 në 10 të rritur pohojnë se mund të recitojnë me besim poezi të famshme dhe tetë për qind e të anketuarve, raportuan se kanë shkruar poezi romantike për njeriun e zemrës.
Trashëgimia Shekspirit është e pashoqe: veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe studiohen nga gjysma e nxënësve të botës. Një prej bashkohësve të tij, Ben Jonson, ka thënë: “Shekspiri nuk i përket një kohë, por të gjitha epokave”. Ai jeton sot në gjuhën, kulturën dhe shoqërinë tonë dhe përmes ndikimit të tij të gjatë në arsim.
Shekspiri, gjithashtu, luajti një rol vendimtar në formësimin e anglishtes moderne, duke ndihmuar që ajo të bëhet gjuhë botërore.
Sonet 18 – A të krahasoj me një ditë vere?
Të të krahasoj me një ditë vere?
Por, ti je më e ëmbël, më e bukur.
Erërat shkundin gonxhet e majit
dhe vera ikën kaq e shkurtër.
Syri i parajsës shpesh nxehtë shkëlqen,
por nganjëherë ja sheh arin mbuluar
dhe vrenjtja e botës bukurinë ja rrëmben,
rastësisht nga natyr’ e lodhur, munduar.
Por vera jote kurrë nuk do venitet,
as do humbasë bukurinë që të përket,
s’do krenohet vdekja se ti rend mes hijesh,
në vargun tim përjetësia të pret.
Sa kohë njerëzit rrojnë e syri sheh
Sa herë vargjet të thuhen, ti aty je.