MENU
klinika

Ministria e Infrastrukturës jep informacion zyrtar

Anulohet për herë të dytë tenderi për koncesionin e aeroportit të Sarandës

26.12.2021 - 23:08

Është anuluar sërish tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës. Njoftimi është bërë nga vetë Ministria e Infrastrukturës e cila deklaron anulimin kontratës për dhënien me koncesion/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Sarandës.

Ministria e Infrastrukturës thekson se anulimi ka ardhur për shkak se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërkohë që vlera minimale e tenderit ishte 34,3 milionë euro.

“Nuk është dorëzuar asnjë ofertë brenda afateve kohore, pra nuk ka pasur pjesëmarrës në garë.” njoftohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Kujtojmë se afati për paraqitjen e ofertave ishte deri në 26 nëntor. Në bazë të njoftimit të bërë nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) më 26 tetor, investitorët me interes kishin një muaj kohë për të dorëzuar ofertat.

Procedura e parë e tenderit në Aeroportin e Sarandës u mbyll më 14 tetor. Pavarësisht ndryshimeve në kontrata dhe dy zgjatjeve të afateve, përpjekja e parë dështoi për të tërhequr asnjë ofertë dhe si duket ka dështuar edhe e dyta.

Sipas dosjes së ofertës në dispozicion në Agjencinë e Prokurimit Publik me numrin e referencës: REF-09417-10-25-2021, vlera e parashikuar e projektit është 34,320,000 Euro (pa TVSH) ndërsa kohëzgjatja e kontratës është caktuar 35 vjet.

Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar (një lloj investimi Greenfield) do të zbatohej në zonën e fushës së Vurgut, gjashtë km larg Sarandës dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.

Kush është kompania në qendër të skandalit

Kostot dhe përfitimet e landfillit të ri të Vlorës!

U nisën nga Llogoraja në Karaburun

Humbin turistët francezë në Vlorë

400 kandidatë për kryetarë në 61 degë deri më tani

Zgjedhjet brenda PS/ Shtyhet afati deri 31 maj