MENU
klinika

"Për greko-shqiptarët..."

Arbëreshët: dekreti nga Garibaldi dhe Francesco Crispi

16.12.2021 - 10:05

          Nga: Aurenc Bebja, Francë – 15 Dhjetor 2021

“L’Opinion nationale” ka botuar, të mërkurën e 28 nëntorit 1860, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një dekret të veçantë që u lejonte asokohe shqiptarëve të Italisë të praktikonin fenë e tyre, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar.


Shkruajnë nga Torino, 23 Nëntor, në gazetën “Siècle – Shekulli” :

“Unë gjej në Fletoren Zyrtare të Siçilisë një dekret, të datës 12 tetor në Napoli, që nuk e di pse, doli në fletën zyrtare vetëm në nëntor; Më duket se meriton vëmendjen tuaj, sepse dëshmon përkushtimin e pushtetit diktatorial ndaj të gjithëve. – Husson.”

Këtu është teksti i dekretit të cilit i referohet korrespondenti :

“Duke pasur parasysh se liria e ndërgjegjes e sapo fituar u garantohet të gjithë qytetarëve të shtetit kushtetues të mbretërisë italiane;

E lexuar dhe shqyrtuar tuma e Benediktit XIV, e titulluar “Etsi pastoralis”;

Në sajë të fuqive që i përkasin diktaturës së ishullit të Siçilisë në çështjet kishtare,

Dekreton:

Artikull unik. Ekzekuatura mbretërore e dhënë në tumën “Etsi pastoralis” të Benediktit XIV, e cila pushon së qeni në fuqi në Siçili, shpallet e pavlefshme.

Greko-shqiptarët, të cilët në të gjitha luftërat kundër tiranisë kanë treguar guximin e tyre, do të gëzojnë liri të plotë për ushtrimin e plotë të adhurimit (kultit) ortodoks lindor.

Urdhëron që ky ligj, i pajisur me vulën kombëtare, të botohet në mënyrën e zakonshme dhe të futet në koleksionin e akteve të qeverisë, për t’u respektuar nga kush mund t’i referohet.

Napoli, 12 tetor 1860.

Diktatori, GARIBALDI.

Sekretari i Shtetit, CRISPI.”

Wedding guests on the steps of the church in Piana dei Greci, Sicily, circa 1950. (Photo by Staub/Three Lions/Getty Images)

Dimë se një numër i caktuar fisesh shqiptare, prej shumë vitesh, janë vendosur si në shtetin e Napolit ashtu edhe në ishullin e Siçilisë, ku një lokalitet fqinj i Palermos mori, për shkak të vendosjes së tyre, emrin ”Zona e grekëve” (Piana dei Greci).

Ata kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veshjet e tyre kombëtare; por, duket se nuk u lejohej të mbanin (praktikonin) fenë e tyre.

Pikërisht këtë e korrigjoi dekreti që sapo lexuam.

F. MORNAND.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit