MENU
klinika

Flet për 21 janarin, Berishën, Nanon

Basha: Jam i gatshëm për t’u rivotuar si kryetar i PD

17.12.2021 - 08:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm që të rivotohet apo votohet për postin që ka, sapo një institucion legjitim ta kërkojë këtë.

“Sapo një institucion legjitim të kërkojë rivotim apo votim jam gati t’i bindem çdo institucioni. Demokratët nuk janë skllevër të Sali Berishës janë njerëz të lirë” tha ai.

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar në Open situatën e tensionuar që u krijua në selinë e PD, kur Sali Berisha shkoi me mbështetësit e vetë.

Kishim 18-vjeçarin aty, kishim gra dhe unë për fat të mirë nuk kisha akses vizual tek ajo që po ndodhte, por shumë prej anëtareve te mbledhjes ndërkohë shikonin çfarë po ndodhte. Unë akoma nuk i kam pare pamjet, por me kanë thënë që i binin me shkelma derës etj.

Njeri jam dhe unë, s’po themi që jam i pandjeshëm, shumë i ndjeshëm dhe kur je shume i ndjeshëm do sforco që të jesh me stoik, më i rezervuar. Mund të kisha dale në konference për shtyp dhe mos të lija gjë pa thënë, brenda fjalorit që ka përdorur ai për tre muaj.

Me dëgjuat të përdorja fjalor të tille ndaj tij?! Jo. Pse?! Jo se nuk me erdhi ne moment, por njeriu e mban veten sepse njeriun nga, se duket se është dhe ky tjetri ne mes ju lutem, në edukatën e formimit tim koncepti i lirisë se njeriut për të bërë gjera përkufizohet nga aftësia për tu përmbajtur në ato gjëra. Kjo na diferencon edhe me qeniet e tjera të gjalla
” tha ai.

Por çfarë ka ndryshuar në optikën e Bashës për 21 janarin sa i takon përgjegjësive të Sali Berishës?

Siç ju thashë, për të bërë një ndryshim, një ndryshim që është jo vetëm ndryshim brezash, por ndryshim mentaliteti kulturor edhe me Edi Ramën, edhe me Ilir Metën edhe me Fatos Nanon pavarësisht se është harruar. Por edhe me njerëz që fatkeqësisht i përkasin brezit tim po sillen me mentalitetin e brezit të kaluar. Janë 31 vite, është një brez. 31 vjet tranzicion, një nga misionet që kam deklaruar si kyç, jetik për PD-në dhe për mua në krye të PD-së është t’i jepet fund tranzicionit.

Si do t’i jepet fund kur secili shkërben tjetrin madje edhe më keq. Shikoni Edi Ramën si është katandisur. Është nxënësi më i mirë i pjesëve më të zeza të Sali Berishës dhe i ka çuar ato në nivele të panjohura më parë” tha ai.